Lajme

E panjohura shfaqet si nëna e djalit që u dhunua nga polici dhe thotë se ishte paguar, motra e të riut: Nuk është mamaja jonë!

Një rast skandaloz është zbuluar së fundmi lidhur me rastin e të riut Muhamet Skana i cili u përplas ashpër nga një efektiv policie i cili më pas u pezullua nga detyra.

Një person i panjohur është paraqitur në “Aldo Morning Show” si nëna e 21 vjeçarit duke thënë se ky i fundit ishte paguar për të shkuar në protestë.

Menjëherë ka reaguar motra e të riut e cila ka kërkuar që lajmi të fshihet urgjentisht, pasi personi i shfaqur nuk ishte nëna e tyre dhe nuk kishte asnjë lidhje me ta.

”Të lutem, mund të bëni një publikim që kjo nuk është mamaja jonë. Si mund të bëhen këto çmenduri’’- ka shkruar ajo në mesazhin drejtuar gazetares Denada Jushi e cila e ka bërë publik rastin duke kërkuar që lajmet të hiqen.

Të Ngjashme