Lajme

E rëndë/ E pëson keq i riu që foli kundër kryeministrit Rama, merret ky vendim drastik ndaj tij

Një i ri, i identifikuar si Emanuel Daçi, është arrestuar nga policia në një lokal, ndërsa më herët kishte dalë publikisht me kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një prononcimi për News24.

Sipas pamjeve dhe raportimeve të publikuara, ndërhyrja është kryer nga efektivë policie, mes të cilëve edhe persona me fytyra të mbuluara, teksa Daçi ndodhej në lokal duke pirë kafe.

Gjatë ndërhyrjes, i riu ka kundërshtuar mënyrën se si po trajtohej, duke pretenduar se po dhunohej dhe se ishte i gatshëm të shoqëronte efektivët pa përdorimin e forcës.

“Po arrestohem kot, për asgjë, për një kokore biçiklete dhe një antidjersë”, dëgjohet të thotë Daçi.

Në një tjetër moment, ai u drejtohet policëve me fjalët: “Po më vrisni, po më vrisni krahun”.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të deklaratave që Emanuel Daçi kishte bërë më herët për News24, ku kishte kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe nismën e tij për dialog në mes të protestave.

“Pse dole sot për dialog?! Ke pasur aq kohë, vetëm ke dalë dhe ke bërë karagjozin, duke bërë humor dhe duke bërë prototipin. Prototipat do të hedhin poshtëNuk e kuptoj pse doli sot për dialog? Sepse ka kaq kohë që kërkojnë studentët që ti plotësohet e drejta, por (Rama) se ka bërë. Nuk i ka afruar fare”, ishte shprehur ai.

Të Ngjashme