Lajme

E rëndë: Ky është viktima e aksidentit tragjik në Istog – u rrokullis me traktor pasi shkoi në mal për dru

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur në Istog, ku një person ka humbur jetën pasi është rrokullisur me traktor.

Viktima është Gjon Dodaj, nga Klina, i cili kishte shkuar në pyll për të marrë dru.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 11:20, kur Stacioni Policor në Klinë është njoftuar për incidentin në fshatin Polanë të Istogut.

“Sot rreth orës 11:20 Stacioni Policor në Klinë, është njoftuar se një person nga fshati Leskoc- Kline, kishte shkuar për dru me traktor në pyll në fshatin Polane- Istog.

Viktima ishte rrokullisur me traktor, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në QMF në Klinë. Ne vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore”, njoftoi Policia.

Të Ngjashme