Lajme

E rëndë në Itali/ 57-vjeçarja humb jetën pas një grindjeje me të birin, ja si përfundoi një zënkë në një tragjedi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tito, në Itali, ku një 57-vjeçare u gjet e vdekur brenda apartamentit të enjten në mbrëmje, më 20 gusht. Në lidhje me ngjarjen është arrestuar djali i saj 31-vjeçar, i cili dyshohet se ishte përfshirë në një konflikt me të ëmën.

Gruaja është identifikuar si Maria Vittoria Carbone. Sipas mediave italiane, shërbimet e urgjencës mbërritën në banesë dhe tentuan ta rikthenin në jetë, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme.

57-vjeçarja kishte pësuar trauma të rënda në fytyrë, ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes po hetohen nga autoritetet.

Djali i saj, Giampiero Santamaria, 31 vjeç, u arrestua në flagrancë pas ngjarjes.

Mediat italiane raportojnë se i riu kishte marrë më parë trajtim në një qendër të shëndetit mendor.

Si ndodhi ngjarja?
Sipas rindërtimit fillestar të autoriteteve, Maria Vittoria Carbone kishte shkuar në Tito për të vizituar djalin e saj.

Ai jetonte në një apartament pranë banesës së babait të tij, nga i cili 57-vjeçarja ishte divorcuar prej disa kohësh.

Gjatë qëndrimit të saj në banesë, mes nënës dhe djalit ka nisur një grindje. Pas konfliktit, gruaja u gjet në gjendje të rëndë dhe u kërkua ndërhyrja e urgjencës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetonte. Djali u ndalua nga policia dhe tashmë ndodhet në dispozicion të autoriteteve, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësinë e tij.

Të Ngjashme