Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një incidenti me një mjet lundrues në zonën e Velipojës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, pranë Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, shtetasi me inicialet E. N., 39 vjeç, dyshohet se ishte duke zbritur nga karroceria e një mjeti lundrues në pronësi të tij, kur tubi i gazit të mjetit ka shpërthyer aksidentalisht.
NEWS Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI/Foto)Si pasojë e shpërthimit, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup.
Ai ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ndërsa më pas është nisur drejt Tiranës për të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të incidentit.
NEWS Rogert Sterkaj bën veprimin e papritur: I dërgon letër të hapur kryeministrit Rama
