Pak më parë, Agron Llakaj ndau me njekësit e tij një lajm të trishtë.
Në një postim në Instagram, aktori tregoi se babai i tij, pikêrisht në ditën e tij të lindjes ndëroi jetë.
Mes dhimbjes, Agroni u shpreh:
“Ahh ku ta dija o babushi im i mirë, se do të ishte ditëlindja jote e fundit. Babai im, gojëmjalti ti, e qeshura jote ilaç…aaahh mor bab ç’të të them e ç’të shkruaj për ty?!
U pamë sot në mëngjes dhe nuk mendova se po të puthja e përqafoja për herë të fundit. Babi im, ike…po të pret Bardha, bija jote dhe motra jonë, tregoja gjithë mallin tonë babi… Qofsh i parajsës ashtu siç shpirtin e kishe babi im!
Kam gjithçka nga ty dhe shpirti yt i mirë, që do t’i ruaj deri kur Zoti të na bashkoj sërish! Lamtumirë o i shtrenjti ynë, tregoi shtruar Zotit gjithë historitë e tua, ashtu bukur dhe qeshur siç tregoje Ti!
Sa më mungon mor bab…ahhhh… ”.
View this post on Instagram