Lajme

E trishtë! Ndahet nga jeta themeluesi i PS-së (EMRI)

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të enjte nga qyteti i Beratit, ku mësuesi dhe themeluesi i Partisë Socialiste të Beratit, Ymer Kordha, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë përmes një njoftimi në rrjetet sociale dega e PS-së në Qarkun e Beratit, e cila bën me dije se Kordha ishte një themeluesit e parë të PS-së, ku ka mbajtur për disa vite edhe pozicionin e kryetarit.

Po ashtu ish-mësuesi ka mbajtur edhe disa pozicione të rëndësishme publike, ku për disa vite ishte Drejtues i Marrëdhënie me Jashtë, në Këshillin e Qarkut Berat. Po ashtu Kordha ka kontribuar edhe në dokumentimin dhe ruajtjen e historisë së qytetit të Beratit.

NEWS  EMRAT/ Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro në Tiranë, në pronësi të dy personave të dënuar për trafik drogePostimi i Degës së PS-së në Berat:

Berati ka humbur sot një nga intelektualët e tij më të respektuar, Ymer Kordhën.

Si mësues, studiues dhe njohës i thellë i historisë e trashëgimisë kulturore të Beratit ai kontribuoi në dokumentimin dhe ruajtjen e historisë së qytetit, duke lënë gjurmën e tij veçanërisht në studimin e Dimalit/Krotinës.

Ymer Kordha ka mbajtur ndër vite edhe detyra me rëndësi publike, si Drejtues i Marrëdhënie me Jashtë, në Këshillin e Qarkut Berat.

NEWS  Historia tragjike/ Ish-kunati i vrau motrën dhe të fejuarin në oborrin e banesës, kush është Juela, banorja e re e Big Brother Vip 5Ai do të mbahet mend gjithashtu si një ndër themeluesit e Partisë Socialiste në Berat me aktivitet të spikatur ndër vite e detyra të rëndësishme në drejtimin e PS. Ka dokumentuar momentet e para të krijimit të PS si dhe ka mbajtur një arkivë të plotë të takimeve dhe personazheve që e krijuan në Berat.

NEWS  Polemikat pas kërkesës për donacione, QSUT fshin listën e pajisjeve mjekësore nga faqja e internetit. Shalsi: Njoftimi që në shkurt, nevojat u plotësuanKontributi i tij do të mbetet pjesë e historisë dhe kujtesës së Beratit. Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin.

U prehtë në paqe!

Ndërsa mësohet se Kordhës i është dhënë nga familjarë, miq dhe të afërm këtë të enjte lamtumira e fundit. Bëhet me dije se ceremonia mortore është mbajtur në orën 14:00 në fshatin Slanicë të Beratit.

Të Ngjashme