Platforma gjermane e fluturimeve „Flights Frankfurt“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë.
Lajmin e ka dhënë ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.
“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete.
Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen.
Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës”, shkruan Ajeti në njoftim.
