ShowBizzz

Edhe G-Bani i përfshirë në sherrin e Jozit me Edin (Foto)

Përplasja fizike mes Joz Markut dhe Edi Kuçit vijon të sjellë reagime nga personazhe të njohur. Këtë herë ka ndërhyrë edhe G-Bani, i cili ka komentuar publikisht konfliktin dhe rrethanat që, sipas tij, çuan deri te dhuna.

Përmes një postimi në Instagram, G-Bani e ka kritikuar Edin për deklaratat e mëparshme ndaj Jozit, duke iu referuar reagimeve që ky i fundit kishte bërë pas incidentit mes Jozit dhe Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”.

“Pabesi nuk është me marrë hak për nanë, motër dhe komb. Pabesi është me quajt shka Shqiptarin pse beson në kryq. Me kërcënu Shqiptarin e Shqipnisë me dhunë në Dardaninë që e kemi nanë edhe ne si ti e ndoshta dhe ma shumë”, shkruan ndër të tjera G-Bani.

Ai i referohet edhe faktit se Edi kishte vazhduar me deklarata të forta ndaj Jozit pas ngjarjes së BBVA, duke pretenduar se në vend që situata të mbyllej me një kërkim faljeje, konflikti verbal kishte vijuar.

“Pabesi është me thanë më fal në vend të ngjarjes e me vazhdu ofendimet kur t’ikish. I thonë një fjalë, nuk lahet mt me shrr”, vijon G-Bani, duke shtuar se, sipas tij, “historia e ka të shkrujtun e zeza mbi të bardhë se faji është i joti”.

Megjithatë, në fund të reagimit të tij, G-Bani bën thirrje që përplasja të mos kthehet në një konflikt mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës. “Leni kombat dhe ekstremistat e internetit që duan me t’shty në urrejtje me shqiptarët e Shqipnisë. Jemi vëllezër”, përfundon ai.

Reagimi i G-Banit vjen pasi në rrjet u publikuan pamjet e konfliktit ku Edi përfshihet fizikisht me Jozin dhe persona të tjerë. Më herët u rikthye në vëmendje edhe një video e prillit 2025, ku Edi përdorte ofendime të rënda ndaj Jozit pas incidentit të këtij të fundit me Gjestin.

Të Ngjashme