Lajme

Edhe në këtë legjislaturë, Besnik Tahiri deputeti më aktiv në Kuvend

Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, është renditur sërish si deputeti më aktiv në Kuvendin e Kosovës, bazuar në raportin monitorues të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Tahiri tha se angazhimi i tij parlamentar ka qenë i vazhdueshëm ndër vite, duke rikujtuar se edhe gjatë Legjislaturës së Tetë ishte vlerësuar si deputeti më aktiv.

Sipas tij, besimi i marrë nga qytetarët është reflektuar përmes punës dhe përfaqësimit në Kuvend.

“Legjislatura e Dhjetë është vazhdim i një angazhimi të dëshmuar ndër vite. Në katër vite radhazi, besimi qytetar është kthyer në punë, përkushtim dhe përfaqësim dinjitoz. Angazhimi parlamentar nuk matet me numra, por me përkushtim dhe vullnet për të përfaqësuar qytetarët,” ka deklaruar Tahiri.

Ai gjithashtu ka theksuar se grupi parlamentar i AAK-së vazhdon të ketë nivel të lartë të pjesëmarrjes në debatet parlamentare, pavarësisht numrit më të vogël të deputetëve krahasuar me partitë tjera.

“Besimi i qytetarëve duhet ruajtur, sepse është i shenjtë,” ka përfunduar Tahiri.

Të Ngjashme