Lajme

Milatoviq uron Shiroka-Pulën, shpreh bindjen për vazhdimin e bashkëpunimit Kosovë-Mali i Zi

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq ka uruar Justia Shirkoa-Pulën për zgjedhjen e saj presidente të Kosovës.

Milatoviq ka shprehur bindjen se raportet ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të thellohen.

“Në letrën e tij, Presidenti Milatović i ka përcjellë Presidentes Shiroka Pula urimet më të mira, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të thellohen edhe më tej, nëpërmjet bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Të Ngjashme