Lajme

Edhe sa më shumë mund të shtyhet vendimi për ish-krerët e UÇK-së?- Flet Kastrati

Emrush Kastrati, në emisionin “Ditari” në Tëvë1, ka komentuar vendimin e Gjykata Speciale për shtyrjen e shpalljes së verdiktit për ish-krerët e UÇK.

Sipas tij, edhe pse është paralajmëruar një afat i ri, nuk përjashtohet mundësia që vendimi të shtyhet sërish.

“Faza e parë është 90 ditë, e dyta thuhet deri në 60 ditë, ndërsa faza e tretë nuk e përcakton mirë afatin. Mirëpo, logjikisht duhet të kuptohet se ky afat mund të shtyhet edhe pas 20 korrikut. Nuk pritet të jetë diçka shumë e stërgjatur, por duhet të kemi parasysh edhe pushimet verore dhe numrin e madh të dosjeve që kjo gjykatë nuk ka arritur t’i shqyrtojë”, ka deklaruar Kastrati.

Ai ka dhënë edhe qëndrimin e tij lidhur me epilogun e këtij procesi, duke u shprehur se pret një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së.

“Unë deklaroj me bindje të plotë se sa i përket përgjegjësisë komanduese, me dëshmitë e dëshmitarëve amerikanë, si z. Hill etj., ajo tezë ka dështuar dhe do të ketë një aktgjykim lirues”, ka thënë Kastrati.

Të Ngjashme