ShowBizzz

Efi flet për projektin që i premtuan në finalen e ‘Big Brother Albania’

Efi Dhedhes ka qenë një ndër personazhet më të komentuar e më të preferuar gjatë edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, ku arriti të prekte edhe finalen.

Edhe pse e treta në renditje, Efi fitoi një kontratë shumë të rëndësishme për karrierën e saj, ku produksioni i ‘Big Brother VIP’ i premtoi se do të ishte imazh i kompanisë “Lori Caffe”.

Megjithatë, edhe pse kanë kaluar disa muaj që prej këtij anoncimi, duket se Efi është ende në pritje për këtë surprizë të produksionit.

Në një bisedë me ndjekësit në Instagramin e saj, Efi u pyet lidhur me këtë kontratë, ku u përgjigj se as ajo ende nuk është e qartë me vazhdimësinë.

‘Nuk e di akoma po pres përgjigje’- u shpreh ajo.