Lajme

Ejupi: LDK-ja është bërë horë, janë aty disa si fëmijë të lazdruar që bëjnë sherre

Analistja politike, Pranvera Ejupi, i ka komentuar zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ajo vlerëson se partia më e vjetër në Kosovës, po krijon pa nevojë përçarje nga brenda.

“LDK është bërë horë me veprimet e fundit. Ajo çka nuk po më pëlqen është fakti se LDK është shumë e ashpër brenda partisë, por jo edhe me kundërshtarët e saj politik. Janë disa aty si fëmijë të lazdruar që në shtëpi bëjnë sherre e kur dalin jashtë janë të qetë”, ka thënë Pranvera Ejupi për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ajo vlerëson se në LDK janë krijuar dy tabore.

“Unë mendoj se janë krijuar dy tabore. Duhet të vijë një taborë i tretë në mënyrë që ta stabilizojë partinë”, theksoi Pranvera Ejupi.

Kujtojmë se LDK-ja pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është përçarë derisa gjashtë deputetë të saj dolën kundër vendimit të partisë për ta votuar si president të Kosovës, Bekim Sejdiun më të cilin u pajtua edhe Lëvizja Vetëvendosje.

 

Të Ngjashme