Një eklips total diellor po mahnitë miliona njerëz në vendet kryesore të shikimit në të gjithë Islandën, Spanjën, një cep të vogël të Portugalisë dhe pjesë të Evropës, shkruan CNN, përcjell KosovaPress.
Eklipsi më i rëndësishëm diellor që nga viti 1999 fillon, ndërsa miliona njerëz e shikojnë.
Më shumë se 90% e diellit do të mbulohet nga hëna për pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar.
Ndërsa eklipset totale tashmë janë duke u zhvilluar në Islandë dhe Groenlandë, shkruan BBC.
Pjesë të tjera të Evropës, përfshirë Spanjën, do të dëshmojnë gjithashtu një eklips të rrallë total.
Një dyqanxhi në Londër raporton se ka shitur 26,000 palë syze speciale për eklipsin ; një grua pagoi 20 paund për një palë në Cardiff ; dhe ka pasur një rritje të madhe edhe në Glasgow, shkruan BBC.
