Kuriozitete

Ekspedita – Amerikani thyen rekordin botëror: Ngjitet në Everest për vetëm 10 orë

Alpinisti amerikan Tyler Andrews ka vendosur një rekord të ri botëror për ngjitjen më të shpejtë të majës së Everestit duke përdorur oksigjen shtesë. 36-vjeçari arriti të ngjitet nga kampi bazë në 5,364 metra deri në majën 8,848 metra në vetëm 9 orë e 55 minuta, duke thyer rekordin e mëparshëm të nepalezit Lhakpa Gelu të vitit 2003.

Lajmi u konfirmua nga David Steven, drejtues i kompanisë “Asia Trekking”, që organizoi ekspeditën. Sipas tij, Andrews arriti në “çatinë e botës” në më pak se 10 orë, një arritje e jashtëzakonshme për botën e alpinizmit. Megjithëse ngjitja u realizua kryesisht i vetëm, amerikanit iu asistuan dy guida Sherpa, të cilët i siguruan oksigjen, ujë dhe pajisjet e nevojshme gjatë rrugës.

Sezoni pranveror i ngjitjeve këtë vit ka regjistruar shifra rekord. Autoritetet nepaleze raportojnë se mbi 950 alpinistë kanë arritur majën që nga nisja e sezonit më 13 maj, falë kushteve të favorshme atmosferike. Për më tepër, janë thyer edhe rekorde të tjera, përfshirë numrin më të madh të ngjitjeve në një ditë me 275 persona më 21 maj dhe 494 leje të lëshuara për alpinistët e huaj.

Megjithatë, sezoni nuk ka qenë pa tragjedi. Deri tani, pesë alpinistë – dy indianë dhe tre nepalezë – kanë humbur jetën në shpatet e Everestit.

JUST IN: American endurance athlete and mountain runner Tyler Andrews 🇺🇸 is now descending through the Khumbu Icefall after successfully summiting Mt Everest (8,848.86 m) in a time of 9 hours and 55 minutes from Everest Base Camp using supplementary oxygen.

With the ascent,… pic.twitter.com/m8CdcJPYs3

— Everest Today (@EverestToday) May 28, 2026

Të Ngjashme