9
Kafja, një nga pijet më të konsumuara në botë, mund të humbasë cilësinë dhe shijen e saj nëse nuk konsumohet në kohën e duhur, sipas këshillave të ekspertëve të ushqyerjes.
Specialistët theksojnë se për efektin më të mirë “ringjallës”, kafja duhet të pihet brenda rreth 30 minutave pas përgatitjes.
Në rast se kafja qëndron e përgatitur për më shumë se disa orë, ajo mund të pësojë ndryshime në shije për shkak të oksidimit dhe prishjes së përbërësve natyralë, duke e bërë më të hidhur dhe më pak të këndshme për konsum.
Sidomos kafja me qumësht nuk rekomandohet të lihet për një kohë të gjatë, pasi mund të humbasë cilësinë dhe të mos jetë më e përshtatshme për konsum.
Ekspertët sugjerojnë se nëse kafja është ftohur, ajo mund të ngrohet sërish, por shija nuk do të jetë e njëjtë si ajo menjëherë pas përgatitjes.
ks


