LifeStyle

Pse i harrojmë emrat e njerëzve menjëherë pas prezantimit? Ja çfarë shpjegon psikologjia

Të prezantohesh me dikë, të dëgjosh emrin e tij dhe ta harrosh menjëherë është një nga situatat më të sikletshme sociale. Mund të kujtosh fytyrën, veshjen, profesionin apo edhe bisedën që sapo keni bërë, por emri nuk të vjen në mendje. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ke kujtesë të dobët. Psikologjia njohëse shpjegon se emrat e njerëzve janë veçanërisht të vështirë për t’u memorizuar, sepse zakonisht nuk përmbajnë informacion të drejtpërdrejtë për personin që përfaqësojnë. Për shembull, emri i dikujt nuk na tregon automatikisht si duket, çfarë pune bën apo çfarë karakteri ka.

Të Ngjashme