Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, ka bërë thirrje që të ngrihet i gjithë financimi i Bashkimit Evropian për Ukrainën, derisa Kievi ta njohë Republikën e Kosovës.
“Ukraina me të drejtë kërkon nga Evropa solidaritet, sovranitet dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare. Kosova meriton të njëjtin parim”, ka shkruar në X Fehlinger.
Sipas tij, njohja e Kosovës duhet të jetë një kusht i qartë politik për vazhdimin e mbështetjes financiare të BE-së për Ukrainën.
“Ukrainë, njihe Kosovën tani”, ka përfunduar Fehlinger.
