“Nuk kam bërë diçka të gabuar, gruan time vrava”, kjo ka qenë deklarata e frikshme dhe tronditëse e 62-vjeçarit Shtjefën Zici, i cili ditën e djeshme ekzekutoi me çifte bashkëshorten e tij “pa iu dridhur qerpiku”. Duke mos shfaqur kështu pendesë, autori e sheh aktin makabër si një gjë normale që ka lirinë ta bëjë.
Nga detajet e publikura së fundi mësohet se autori punonte si taksist me makinën e tij private, teksa bënte edhe furnizimin e dyqanit ushqimor të bashkëshortes së tij të cilën e vrau.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në banesën e çiftit Shtjefën e Bardhe Zici, prindër të dy fëmijëve, e prej tyre janë zbardhur detaje tronditëse. Në to duket se si autori 62-vjeçar, shkon shumë qetësisht, merr armën e gjahut e më pas afrohet te dera kryesore e oborrit. Më pas ai hap derën sheh me kujdes nëse po kalojnë njerëz, e më tej qëllon për vdekje gruan 55-vjeçare. Duke pritur pastaj gjakftohtë policinë ashtu siç kemi raportuar edhe më parë.
See also Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës s`ndikohet nga kriza e karburantit për avionë, fluturimet vazhdojnë normalishtNga hetimet e para rezulton se motivi i vrasjes ka qenë xhelozia. Thuhet se gruas i ra telefoni, por ende nuk dihet nëse ka marrë një telefonatë nga fëmijët, djali nga Kanadaja apo vajza, apo të afërm të tjerë. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga 62-vjeçari i cili e qëlloi për vdekje me gjakftohtësi.
Dyshohet se ai i ka kërkuar celularin bashkëshortes së tij të ndjerë, gjë për të cilën kanë bërë debat. Po ashtu burime për mediat kanë bërë me dije se Shtjefën Zici ka lënë porosi që për bashkëshorten e tij të kryhen të gjitha nderimet dhe ceremonia e varrimit të bëhet nga familja e tij ku ajo ishte martuar sipas traditave që ka zona e Dukagjinit.
Ndërsa avokati i tij mbrojtës ka deklaruar se 62-vjeçari ka marrë çiften për ta pastruar dhe nuk ka qenë në dijeni se ka patur plumba brenda sepse ka qenë bashkëshortja që ditë më parë e ka mbushur duke mos e vënë në dijeni bashkëshorin e saj, mirëpo kjo bie në kundërshti me pamjet e publikuara deri më tani.
See also Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa do të jenë temperaturatEnde pritet të bëhet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes nga autoritetet.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Mark Lula”, duke shkaktuar tronditje të madhe te banorët e zonës, të cilët njoftuan menjëherë Policinë pasi konstatuan trupin e pajetë të gruas të shtrirë në anë të rrugës. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në lagjen “Mark Lula” mbërritën forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe nisën veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa autori i dyshuar u shoqërua në Komisariat pa bërë rezistencë. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestrua edhe arma e gjahut, me të cilën dyshohet se u krye krimi.
