Lajme

Elezaj: Heroi Milazim Mavraj, atdhetar i pashoq

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Milazim Mavraj – “Çeçeni”, në 27-vjetorin e rënies heroike të tij.

Ai ka thënë se “Çeçeni” ishte gjithmonë një atdhetar i pashoq dhe çdoherë i gatshëm të sakrifikonte për atdheun.

“Sot, në 27 vjetorin e rënies së heroike, së bashku me bashkëpunëtorë, veteranë të luftës, veprimtarë, familjarë dhe qytetarë, përkujtuam dëshmorin e kombit, Milazim Mavraj-“Çeçeni”.

Milazimin, të cilin e kisha djalë të dajës, e njihja shumë mirë. Ai ishte gjithmonë një atdhetar i pashoq dhe çdoherë i gatshëm të sakrifikonte për atdheun.

Ai u flijua për lirinë e Kosovës më 28 prill 1999, në Kosharen heroike, ku morën pjesë dhe ranë heroikisht djemtë e vajzat më të mira të kombit, të cilët luftuan e sakrifikuan për liri dhe atdhe. Ne përulemi me nderim para veprës heroike të dëshmorëve të kombit! Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Elezaj në Facebook.

Të Ngjashme