ShowBizzz

Elgiti nuk do ta mbajë unazën në gisht, ja ç’mendon Klea

Klea Huta dhe Elgit Dodës zbuluan në “Më Lër të Flas”, disa detaje nga dasma e tyre magjepsëse.

Të pyetur se çfarë ishin disa nga gjërat që nuk shkuan gjatë ceremonisë, këngëtari tregoi se e vuri unazën nga krahu i djathtë, dhe se nuk i tha asgjë askush.

Për sa i përket unazës ai tha se nuk do ta mbajë në gisht. “Kam vendosur ta bëj varëse unazën, nuk na mban unaza”, tha Elgiti.

Ndërkohë Klea tha se nuk e kishte problem: “Si ta ndiejë ai, si të jetë ai më rehat, është trupi i tij personal.”