Lajme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

E shtuna me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 18 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën, më 26 shtator, në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas IHMK-së, nuk parashihen reshje gjatë ditës.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 15°C deri në 18°C. Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme