Dyshja e njohur e “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona dhe Klodi, kanë rikthyer sërish vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale, pas një videoje të publikuar së fundmi që ka ngjallur diskutime të shumta për raportin e tyre.
Mbrëmjen e djeshme, ata ndanë në TikTok një video ku shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, teksa në sfond dëgjohej kënga e njohur e Ledri Vulës, “A jena mirë”.
Ky moment u interpretua nga ndjekësit si një sinjal i qartë se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se një miqësi, duke rikthyer spekulimet për një lidhje të mundshme romantike.
Prej javësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar zëra se ish-banorët kanë nisur një romancë jashtë shtëpisë së BBVK. Thashethemet u shtuan pas lajmit për ndarjen e Klodit nga e dashura e tij italiane, si edhe pas pushimeve të përbashkëta të dyshes në Turqi, ku ata janë parë në shoqërinë e miqve të afërt. Më tej, pamjet e tyre së bashku në Tiranë kanë shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.
Historia e tyre nisi të marrë vëmendje që gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. Elijona ka shprehur hapur pëlqimin për Klodin, ndërsa ky i fundit ka qenë më i rezervuar gjatë spektaklit, duke e pranuar ndjenjën vetëm pas daljes, në “Post BBVK”.
Megjithatë, pavarësisht videove dhe aludimeve të shumta, një konfirmim zyrtar nga të dy mungon ende. E ftuar në emisionin “Ora 7”, Elijona u shpreh se raporti mes tyre mbetet i mirë, duke theksuar: “Kalojmë mirë bashkë dhe e kemi ruajtur raportin që kemi krijuar në BBVK”.
https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2026/05/elijona-klodi-5656.mp4
