ShowBizzz

Eneda Tarifa zyrtarizon lidhjen me basketbollistin e njohur

Më në fund këngëtarja Eneda Terifa ka zyrtarizuar lidhjen me basketbollistin Gent Lasku. Prej kohësh dyshja është përfolur në media për një romancë por kanë vendosur ta mbajnë lidhjen private.

Sot Eneda ka zgjedhur të postojë për herë të parë një foto në rrjete sociale me basketbollistin ku shihet se po kalojnë së bashku pushimet verore në Santorini. Dyshja pozojnë të përqafuar në shezlong.

Eneda i dha fund lidhjes së saj 18-vjeçare me kompozitorin Erjon Zaloshnja pak vite më parë. Ata janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aria.