Pas lindjes së të birit në Zvicër, Engjëllusha Salihu është kthyer në vendlindjen e bashkëshortit të saj, në Opojë. Atje, këngëtarja ka pritur për vizitë familjarët e saj.
Fotot nga takimi janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku Engjëllusha është shfaqur pranë më të afërmve të saj në një ambient familjar, shkruan “Kosovarja”.
Pas lindjes së djalit, këngëtarja duket mjaft në formë, teksa ka vazhduar të ndajë momente nga kjo periudhë e re e jetës së saj.
