Era Istrefi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale.
Këngëtarja shqiptare ka ndarë disa fotografi nga pushimet, ku shfaqet duke shijuar një ditë relaksi në një jaht, nën rrezet e diellit.
Me stilin që e karakterizon dhe paraqitjen plot vetëbesim, Era dukej në super formë, ndërsa pozat e publikuara nuk kaluan pa u vënë re.
Artistja vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale, ku krahas projekteve muzikore, ndan shpesh me fansat edhe momente nga përditshmëria dhe pushimet e saj.


