Lajme

Një person gjendet pa shenja jete në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së dielës ka gjetur një person pa shenja jete në Vushtrri.

Sipas raportit 24-orësh, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Vushtrri / 08.11.2026 – 16:10. Raportohet se pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Të Ngjashme