ShowBizzz

Era Rusi e pranon për herë të parë që dikush i ka prekur “telat e zemrës”

Këngëtarja, Era Rusi ditën e djeshme ishte e ftuara në emsionin “Rudina”. Ajo nuk ka dashur të ekspozojë shumë jetën e saj personale në media, por është e pamundur që të shmangen pyetjet lidhur me çështjet e zemrës. Edhe këtë radhë ajo u pyet nëse është dikush në jetën e saj që i ka prekur “telat e zemrës”.

Artistja nuk donte të tregonte shumë detaje, ama në një farë mënyre konfirmoi për herë të parë se është në një marrëdhënie dashurie.

“Jam në një moment të bukur dhe po e shijoj vetëm për veten”, tha Era.

E pyetur nëse do të ketë dasmë apo të paktën artistja e ka menduar se si do të jetë dasma e saj e ëndrrave ajo u përgjigj kështu: “E kam menduar, ama nuk kam arritur ende në një konkluizion, sa herë e mendoj se si do jenë detajet them ‘lërë fare’, ama ende s’kam dalë në një përfundim.”

Ndërkohë artistja tha se po vazhdon punën për projektet e saj muzikore, pa u shpëqendruar nga jeta e saj personale dhe se ka gati dy projekte të reja për t’i publikuar./Albeu.com