Lajme

Ergys Agasi transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit, ku pritet të zhvendoset ai?

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo, ka firmosur urdhrin zyrtar për transferimin e Ergys Agasit nga institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale në Bradashesh.

Agasi ndodhej në këtë paraburgim që prej momentit të arrestimit të tij. Deri më tani nuk janë bërë publike detajet zyrtare mbi arsyet e këtij vendimi apo institucioni i ri ku do të mbahet në paraburgim, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të japin më shumë sqarime rreth lëvizjes.

Autoritetet e burgjeve kanë ndërmarrë procedurat standarde për transferimin e tij, nën masa të rrepta sigurie, për të vijuar më tej me fazat e tjera të procesit gjyqësor ndaj tij.

Të Ngjashme