ShowBizzz

Erik Fullani reagon pas lajmeve për ndarjen nga Sara Hoxha

Pas raportimeve të fundit për fundin e romancës mes Erik Fullanit dhe Sara Hoxhës, ka ardhur edhe reagimi i parë nga ana e Erikut, i cili ka zgjedhur të flasë në mënyrë indirekte përmes rrjeteve sociale.

Gjatë fundjavës që lamë pas, në media rozë u përhap lajmi se çifti i njohur i ka dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmi u raportua fillimisht nga “Prive by Liberta Spahiu”, ndërsa më pas u publikuan edhe detaje shtesë mbi rrethanat që çuan në ndarjen e tyre, duke e kthyer historinë në një nga temat më të komentuara të momentit në rrjet.
Në mes të kësaj vëmendjeje të madhe mediatike, Erik Fullani ka zgjedhur të mos bëjë një deklaratë të drejtpërdrejtë, por të reagojë përmes një postimi në Instagram. Ai ka ndarë një fotografi të tij, të shoqëruar me një shprehje në gjuhën angleze që është interpretuar nga ndjekësit si një mesazh i koduar ndaj situatës personale.

Të lidhura

None found

“Nderi im vjen nga gjërat që bëj për ata që dua. Është mes meje dhe atyre”, ishte citimi i ndarë nga Fullani, i cili u pa nga shumë si një mënyrë për të theksuar privatësinë dhe për të mbajtur larg syrit të publikut marrëdhëniet e tij personale.

Megjithëse ai nuk ka përmendur drejtpërdrejt as Sarën dhe as ndarjen, postimi i tij ka ngjallur reagime të shumta dhe interpretime të ndryshme në rrjet.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse do të ketë një reagim më të hapur nga njëri prej tyre, apo nëse të dy do të zgjedhin të ruajnë heshtjen për këtë kapitull të jetës së tyre.

Të Lidhura:

  1. “S’më intereson fare edhe nëse ke 5 tjera jashtë, une do jem e 6-ta..”- Egli e fiksuar pas Gjestit (VIDEO)
  2. FOTO/ Kështu po i kalon Dafina ditët e fundit të shtatëzanisë
  3. “S`kam nerva të bëj tri orë rrugë me makinë”, Françeska Murati shkon me helikopter në jug për reklamë
  4. Sulmi ndaj këngëtarit Shpat Kasapi në një dasmë, tre të arrestuar

Të Ngjashme