Në ditën që u urdhërua me “marrëveshje interesi” që të merrte përkohësisht drejtimin de jure të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nuk e la huqin e vjetër… Dhjetëra foto tregonin sesi Tirana sipas tij dhe enturazhit të tij po pastrohej më mirë, sesi vizave të bardha po u shkohej një furçe, apo sesi ky “shpëtimtar i madh” i familjeve në nevojë, firmosi për ndihmën ekonomike dhe bonuset e qirasë.Këto ishin lajmet e para dhe deliri në qeli i Lalit që mund të qëndrojë gjatë shumë gjatë, pa e kuptuar se ku është, përse është dhe kush e donte aty ku është sot. Një luguni mediash përcollën “lajmin e madh” se Veliaj merr drejtimin e bashkisë Tiranë, pas shkarkimit të nënkryetrares Anuela Ristani dhe rikthimit në detyrën e Sekretarit të Pëgjitshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi.
Lali do mjaftohet me kaq, duke e kthyer çështjen e tij në një rast të rëndomë juridik, edhe pse theu “derrkucin e kursimeve” dhe hodhi gati gjysmë milioni euro për një studio ligjore avokatie të huaj.
Lali nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë kurrë probleme për Ramën, edhe kur ky i fundit mbetet në ditët e tij më të errëta politike. Në fillim Erion Veliaj tentoi ta kthente rastin e tij si një “tekë e pak individëve në sistemin e ri të drejtësisë”, por tashmë qytetarët e kanë të qartë se nuk është çështje e një prokurri, as e një oficeri të BKH-së, as e një gjyqtari… Erion Veliaj e kapi keq me një nga prokurorët e çështjes Ols Dado, por ka pasur kohë të mjaftueshëm për të kuptuar se kjo fabul e ngritur që i kushtoi “mund e shpenzime” nuk vlen më.
Veliaj kishte dhe ende ka vetëm një mundësi për të dalë po me kokën ulur, por jo gjunjazi: të bëjë politikë. Me fjalën politikë është të kuptosht gjendjen e partisë ku militon. Izolimi i plotë në një kohë të gjatë, injorimi deri në përbuzje, harresa e qëllimtë apo shmangia nga çdo debat, janë shumë arsye për shpërthimin e një njeriu që protaginizmin e kishte frymë, dukjen qëllim dhe karrierën e gjatë politike burim të pashtershëm.
Ky është Erion Veliaj, i harruari i madh i Edi Ramës, dikur një çirak që mëtonte të bëhej usta, por as nuk guxoi të hidhte sytë nga “dyqani mjeshtrit”, as tani që bëri kaq gjatë burg dhe del zëmërthyer nga ustai që preferon më mirë ta byllë përfundimisht “dyqanin” sesa ta bujtë atë brenda. /Nga Boldnews.al
