ShowBizzz

Erona Salihu, ylli i lajmeve që guxon të shfaqet pa pikë grimi

Erona Salihu është nga ato prezantuese lajmesh që nuk e ka fiksim ekspozimin, ndonëse konsiderohet njëra ndër prezantueset më të zonja dhe padyshim ndër më të hijshmet në ekran. Me profesionalizmin e saj, ajo ka fituar vlerësimin e publikut ndër vite.

Prezantuesja e lajmeve në “ATV” është ndër të paktat femra në televizion që është shfaqur në ekran edhe pa asnjë pikë grimi.

Edhe në fotografinë e fundit të publikuar nga ashensori, Erona shfaqet krejt natyrshëm, duke reflektuar vetëbesim dhe thjeshtësi, shkruan “Kosovarja”.

Pamja e saj pa grim ka tërhequr vëmendjen, ndërsa Erona vazhdon të dëshmojë se eleganca dhe paraqitja natyrale mund të ecin krah profesionalizmit në ekran.

Të Ngjashme