Lajme

Eros Ramazzotti puth në buzë vajzën gjatë koncertit, “shpërthejnë” fansat: E neveritshme! (VIDEO)

Këngëtari i famshëm italian Eros Ramazzotti është kritikuar nga fansat për gjestin e bërë gjatë një koncerti në skenën e Teatrit Antik të Taorminas.

Ai ka qenë duke  performuar në skenë, një nga këngët e tij më të suksesshme, atë kushtuar të bijës, Aurora, vajza e tij nga martesa me yllin e televizionit italian, Michelle Hunziker.

Në një moment teksa po këndonte Ramazzotti puthi në buzë të bijën,  veprim ky i cili ka  shkaktuar polemika të shumta.

“Nuk është normale ta puthësh vajzën në buzë, sidomos në moshë të madhe”, shkruan një ndjekës.

“Puthjet në buzë mes prindit dhe fëmijës janë një “JO” e madhe”,ndërsa shumë komentues të tjerë janë shprehur se kjo sipas tyre është e neveritshme.

Vide e marrë nga: © credits Tik Tok @ serena.tummino

@serena.tummino Papà Eros che canta con Aurora è la cosa più dolce che vedrai oggi 🥹 #erosramazzotti #auroraramazzotti #taormina #battitoinfinito #concert #show #sicily #italiansongs #unemozionepersempre #italianmusic @Aurora Ramazzotti @Eros Ramazzotti ♬ suono originale – Serena