ShowBizzz

Është ‘bad boy’, por për këtë person Stresi jep jetën

Stresi është një nga reperët e njohur shqiptarë. Edhe pse në dukje një “bad boy”, ai ka treguar jo pak raste se nënën e ka pikë të dobët.

Në intervista, e madje edhe kur mori pjesë në “Big Brother Vip Kosova”, ai fliste sesa marrëdhënie të mirë kanë. Takimi i tyre brenda shtëpisë na preku të gjithëve, pasi Stresi u përlot e madje ia puthi edhe këmbët nënës.

E duket se dedikimet për të s’kanë fund. Ai i ka kushtuar sot disa fjalë të bukura e ka vendosur që t’i ndajë me të gjithë.

“Jeta ka emrin tënd mam”- shkruan Stresi krah fotos së nënës së tij e cila ndodhet e ftuar në një emision.