Nëse menduat se tensionet e krijuara brenda shtëpisë së “Ferma VIP” do të ndikonin disi te raportet jashtë, gaboheni.
Pas një jave të mbushur me zhvillime dhe largime të papritura, protagonistet e fundit të spektaklit janë parë duke u argëtuar në praninë e njëra-tjetrës sapo kanë lënë programin. Fabiola u eliminua nga gara pas një televotimi që pasoi deklaratat e saj, ndërsa Gresa vendosi të linte lojën vullnetarisht pas përplasjeve dhe tensioneve që pati brenda me Mozën. Edhe pse situata gjatë transmetimit ishte e mbushur me adrenalinë dhe tension, jashtë dyerve të fermës gjërat janë tërësisht normale.
Vajzat, të cilat njihen se kanë qenë shoqe edhe më parë, nuk kanë pasur asnjë hatërmbetje me njëra-tjetrën. Përkundrazi, ato e kanë pritur përfundimin e rrugëtimit të tyre me sportivitet. Sapo dolën nga presioni i lojës, Fabiola dhe Gresa janë filmuar duke u përqafuar e duke kërcyer bashkë nën ritmet e këngës së re të Gresës krah Adit, duke dëshmuar se raporti i tyre vazhdon i pacënuar nga stresi i formatit.
Këtë prapaskenë e ka ndarë në rrjetet sociale opinionisti i programit, Ermal Mamaqi, i cili dha një mesazh të qartë për të gjithë ata që përfshihen emocionalisht pas ekranit.
Duke e kthyer kamerën nga dyshja që po vallëzonte e qeshte, Ermali dëgjohet të thotë fjalë për fjalë: “E shikoni pra miq, janë tu kërcy njerëzit. Mos e merrni kaq seriozisht. Është lojë. Dhe televizioni është mashtrim”.
Ndërkohë Einxhel, shihet teksa rrotullon sytë me skenën që po sheh përpara.
Me pak fjalë, kjo ishte një kujtesë e mirë për të gjithë publikun që dramën e reality show-ve ta marrë me pak më shumë qetësi.
View this post on Instagram
