ShowBizzz

Është një këngë shqiptare që e bën Arbana Osmanin të derdhë lot sa herë që e dëgjon

Nëse jeni kuriozë të dini se cila është kënga e preferuar shqiptare (ose një nga) e Arbana Osmanit, tani e keni mëse të qartë.

Hiti i Alban Skënderaj “Unë dhe Ti”, është kënga e cila e bën moderatoren të derdhë lot sa herë që e dëgjon.

Këtë e ka zbuluar vetë Arbana e cila teksa ndodhej në një darkë, në momentin që ka filluar kjo këngë, është bërë emocionale dhe i janë mbushur sytë me lot. Teksa xhiron veten, në një moment ajo e kthen kamerën e telefonit edhe nga partneri i saj, Eduart Grishaj, i cili gjithashtu duket se e përjetonte aq sa edhe ajo.

“Unë dhe Ti” është një ndër dedikimet romantikë më të bukura në repertorin shqiptar e nuk i vendosim faj Arbanës. Megjithatë, nuk e dimë nëse pas kësaj këngë, fshihet ndonjë histori personale që lidhet akoma më shumë me moderatoren.