Lajme

Jakup Krasniqi mbërrin në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur në Kosovë, pas vendimit të Dhomave të Specializuara për t’i mundësuar një vizitë nën mbikëqyrje për arsye humanitare.

Sipas burimeve, Krasniqi tashmë ndodhet në shtëpinë e tij në lagjen Velania.

Ai ka ardhur në Kosovë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Kjo vizitë është organizuar pas vendimit të Trupit Gjykues të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Të Ngjashme