Aktorja spanjolle Ester Expósito, e cila është e dashura e Kylian Mbappes, ka rrëfyer hapur këndvështrimin e saj për dashurinë dhe cilësitë që çmon te një burrë.
Të lidhura
None found

Gjatë një interviste, ajo ka deklaruar se në një marrëdhënie vlerëson mbi të gjitha karakterin dhe mënyrën se si partneri sillet me të.

Expósito ka veçuar inteligjencën emocionale, ndjeshmërinë dhe humorin si tipare që e tërheqin dhe që, sipas saj, ndihmojnë në ndërtimin e një lidhjeje të shëndetshme. Ajo ka shtuar se partneri duhet të jetë i vetëdijshëm për realitetin shoqëror, të mos kufizohet vetëm brenda privilegjeve të tij dhe të tregojë gatishmëri për t’u përballur me përgjegjësitë, problemet dhe sfidat e shoqërisë.
