Eurovision 2026 u fitua nga Bullgaria, ndërsa Shqipëria u rendit në vendin e 13-të në finalen e madhe me gjithsej 145 pikë.
Shqipëria u përfaqësua nga Alis me këngën “Nan”, një performancë që mori vlerësime pozitive nga publiku europian dhe juritë profesionale.
Të lidhura
VIDEO/ Bullgaria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e 13-të
Sipas renditjes finale, Shqipëria u pozicionua pas Polonisë dhe para Norvegjisë, duke siguruar një rezultat të konsiderueshëm mes 25 vendeve finaliste.
Renditja e Top 5 në Eurovision 2026
Bullgaria – 516 pikë
Izraeli – 343 pikë
Rumania – 296 pikë
Australia – 287 pikë
Italia – 281 pikë
Pikët për Shqipërinë
Pikët maksimale për Shqipërinë erdhën nga Portugalia, e cila i dha vendit tonë 12 pikë, ndërsa Mali i Zi e vlerësoi me 10 pikë. Greqia e vlerësoi me vetëm 1 pikë, ndërsa Italia asnjë. Kroacia dhe Qipro dhanë nga 8 pikë, Malta dhe Azerbajxhani nga 6 pikë, dhe San Marino 5 pikë. 1 dha Izraeli dhe 3 Belgjika.
Portugalia- 12 pikë
Mali i Zi- 10 pikë
Kroacia- 8 pikë
Qipro- 8 pikë
Malta- 6 pikë
Azerbajxhani- 6 pikë
San Marino- 5 pikë
Belgjika- 3 pikë
Izraeli- 1 pikë
Greqia- 1 pikë
Të Lidhura:
- PS humbi thellë në Tropojë, Arjola Demiri: Besoni te Rama!
- Spartak Ngjela “mahnitet” nga Bora Zemani, komenti i avokatit bëhet viral (FOTO LAJM)
- “Peaky Blinders” shkojnë në Kukës, maturantët bëjnë xhiron e rrjetit me shfaqjen në mbrëmje (FOTO LAJM)
- E mban “sekret” jetën intime, Alketa Vejsiu zbulon për herë të parë si e thërret bashkëshorti (FOTO LAJM)
