Eurovision 2027 do të zhvillohet në qytetin bregdetar të Burgasit në Bullgari, kanë konfirmuar organizatorët.
Konkursi do të mbahet nga 12 deri më 15 maj, njoftuan të enjten Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).
Kjo vjen pasi këngëtarja bullgare Dara fitoi Eurovisionin e këtij viti në Vjenë të Austrisë, në muajin maj, duke i siguruar Bullgarisë fitoren e parë në historinë e këtij festivali me këngën “Bangaranga”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Drejtori i Eurovision Song Contest, Martin Green, tha se janë “të kënaqur” me zgjedhjen e destinacionit të radhës, duke shtuar se Burgasi do t’i sjellë diçka “vërtet të veçantë” konkursit.
Konkursi, përfshirë provat, gjysmëfinalet dhe finalen e madhe, do të mbahet në Arena Burgas, stadiumi më i ri sportiv dhe argëtues i Bullgarisë, i cili është hapur në vitin 2023.
