ShowBizzz

Organizoi vdekjen e tij për t’i propozuar martesë të dashurës, reagimi i vajzës bëhet viral

Një burrë në Filipine organizoi një skenë të rreme aksidenti për t’i propozuar martesë të dashurës së tij.

Ngjarja, e cila ndodhi disa vite më parë, u përhap në rrjetet sociale për mënyrën e pazakontë që ai kishte zgjedhur për propozimin.

Jeffrey Delrio kishte planifikuar të shtirej sikur kishte humbur jetën në një aksident rrugor. Në skenën e organizuar morën pjesë edhe persona të veshur si punonjës policie, ndërsa e dashura e tij, Shiela Parayanon, nuk ishte informuar për planin.

Kur mbërriti në vendngjarje, vajza pa partnerin të shtrirë dhe besoi se ai kishte vdekur.

Ndërsa përpiqej të kuptonte çfarë kishte ndodhur, një nga personat e pranishëm e ktheu trupin e burrit.

Në atë moment, Jeffrey filloi të lëvizte, nxori një kuti me unazë dhe u ul në gjunjë për t’i kërkuar martesë. E dashura e tij, ende duke qarë, e pranoi propozimin.

Pamjet shkaktuan reagime të ndryshme. Disa e konsideruan një propozim të pazakontë, ndërsa të tjerë kritikuan mënyrën e zgjedhur, duke argumentuar se simulimi i vdekjes së një personi të afërt mund të shkaktojë shqetësim të rëndë emocional.

Të Ngjashme