ShowBizzz

FAKTET FLASIN, I DYSHUARI JO! Artisti mohon David Anthony Burke akuzat për 14-vjeçaren

Këngëtari amerikan D4vd është deklaruar i pafajshëm përballë akuzës së vrasjes së një vajze 14-vjeçare, një çështje që ka tronditur opinionin publik në Shtetet e Bashkuara.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është David Anthony Burke, u paraqit këtë të martë për herë të parë në gjykatë në Los Anxhelos, ku avokatët e tij dhanë deklarimin e pafajësisë në emër të tij.

Të lidhura

None found

Celeste Rivas Hernandez u zhduk në prill të vitit 2025 pasi kishte vizituar shtëpinë e këngëtarit në zonën e Hollyëood Hills.

Sipas prokurorisë, vajza nuk u pa më kurrë e gjallë pas asaj nate.

Mbetjet e saj të dekompozuara u zbuluan në shtator të po atij viti, në bagazhin e përparmë të një automjeti Tesla të regjistruar në adresën e Burke në Teksas.

Prokurori i qarkut të Los Anxhelosit, Nathan Hochman, deklaroi se ndaj këngëtarit janë ngritur tre akuza: vrasje në rrethana cilësuese, vrasje për përfitim financiar dhe eliminim i një dëshmitari.

Sipas tij, viktima mund të ketë qenë dëshmitare në një hetim që lidhej me sjellje të papërshtatshme seksuale të artistit.

Prokuroria pretendon se motivi i krimit lidhej me ruajtjen e karrierës së suksesshme muzikore të Burke, të cilën viktima dyshohet se po e kërcënonte.

Gjithashtu, dokumentet gjyqësore përshkruajnë detaje tronditëse, përfshirë copëtimin e trupit të 14 vjeçares.

Familja e saj ka deklaruar se është e vendosur të kërkojë drejtësi dhe të ruajë kujtimin e vajzës së tyre.

Nëse shpallet fajtor, Burke mund të përballet edhe me dënim me vdekje.

Të Lidhura:

  1. FOTO/ Zbulohet artisti i tretë në projektin e Eglit dhe Fifit
  2. Justin Bieber siguron marrëveshjen shumë milionë dollarëshe për të performuar në Coachella 2025, bëhet artisti më i paguar në histori
  3. Mashtroi Netflix-in! Arrestohet regjisori me 11 milionë dollarë
  4. Foli për divorcin e Klea Hutës dhe Elgit Dodës, gazetari i njohur paditet nga çifti

Të Ngjashme