Ka pasur shumë raste kur njerëzit kanë frikë për shëndetin mendor të Britney, pas publikimit të fotove nudo dhe postimeve të çuditshme në llogaritë e saj.
E gjithë kjo sjellje ka detyruar ish-bashkëshortin ta sulmojë në mënyrë shumë publike. Kevin Federline duket i vendosur të vazhdojë të dëmtojë Britney Spears.
Në sulmin e fundit, ai shprehu pretendimet se Britney po përdor metamfetamina dhe se është gjithmonë në pritje të lajmeve për vdekjen e saj.
Duke folur për Daily Mail, Federline tha: “Kam frikë se ajo është në METH jam lutur që dikush ta bëjë publike dhe që ajo të zgjohet. Është e tmerrshme.
Ajo është nëna e djemve të mi. Unë nuk i dua djemtë të zgjohen një mëngjes dhe të shohin se nëna e tyre është në mbidozë”.