Familja Jashari janë bërë sërish edhe me një nip.
Vajza e ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hamëz Jasharit, Besarta Jashari, ka sjellë në jetë një djalë.
Këtë e ka bërë të ditur vëllai i saj, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook.
Ai bëri të ditur se emrin ia kanë lënë, Mars, muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së.
Postimi i plotë>
“Gëzim i madh për familjen tonë! Emrin e muajit të heroizmit, sakrificës dhe Epopesë së UÇK-së nga tani do ta bartë nipi jonë i ri, djali i tretë i motres sime Besartes”.“Falënderimi i takon Zotit, që pas gjithë atyre rënieve të fëmijëve të familjes sonë për liri, familja jonë po mbushet me djem e vajza që sigurisht do të ndjekin rrugën e tyre, gjaku i të cilëve u bë themel i lirisë që sot fëmijët dhe të gjithë ne gëzojmë Mirësevjen Mars! Të urojmë jetë të gjatë e të lumtur! Qofsh i dobishëm për shtetin, shoqërinë dhe kombin tonë”, thuhet në shkrimin e tij.