Episodi i pestë i sezonit të tretë të serialit “Euphoria” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, pasi fansat e cilësuan përmbajtjen e tij “shqetësuese” dhe tepër provokuese.Në episodin me titull “This Little Piggy”, personazhi Cassie, i luajtur nga Sydney Sweeney, shihet duke krijuar përmbajtje për platformën OnlyFans, në disa skena që përfshijnë role provokuese, ASMR sensual dhe kërkesa ekstreme nga abonentët.
Gjatë episodit, Maddy Perez, e interpretuar nga Alexa Demie, e ndihmon Cassie-n me xhirimet dhe menaxhimin e përmbajtjes, ndërsa personazhi përpiqet të fitojë famë dhe para pas ndarjes nga Nate, shkruan DailyMail.
Një nga skenat më të komentuara ishte momenti kur Cassie humbet ndjenjat në shtrat dhe zgjohet nga Maddy, e cila i tregon se tashmë ka arritur 50 mijë abonentë në OnlyFans.
Pavarësisht kritikave, episodi ka gjeneruar diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e fansave vlerësuan interpretimin e Sydney Sweeney, ndërsa të tjerë e konsideruan përmbajtjen tepër të ekzagjeruar për serialin e HBO-së. /Telegrafi/
