Lajme

“Fati i zi, të shkretët fëmijë”, e afërmja e autorit të vrasjes në Shkodër: Nuk kishin konflikte

Detaje të reja kanë dalë pas vrasjes së një 55-vjeçareje nga bashkëshorti i saj në Shkodër. Një e afërme e familjes ka deklaruar se mes çiftit nuk kishte pasur konflikte të njohura dhe se të dy njiheshin si njerëz të qetë dhe të ndershëm.

“E kam kushëri. Ka qenë i mirë, i ndershëm, edhe gruaja po ashtu. Nuk ua di askush një fjalë të keqe. Na vjen shumë keq për këtë familje, fati i zi. Të shkretët fëmijët. Kam qenë shpesh te ta dhe nuk kanë pasur debate”, u shpreh ajo.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në lagjen “Mark Lula”, ku dyshohet se për motive të dobëta shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, B. Z., rreth 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, arrestuan autorin e dyshuar dhe sekuestruan armën e zjarrit që dyshohet se u përdor në krim.

Të Ngjashme