ShowBizzz

Fation Kuqari zbulon partneren por merr komentin e papritur nga Sara Gjordeni: “Ta kesh partneren aq të bukur dhe t’i vendosësh…”

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe “Big Brother VIP Albania”, Fation Kuqari, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pasi ka publikuar disa fotografi përkrah partneres së tij.

Në postimin e shpërndarë në Instagram, Fationi shfaqet në momente të afërta me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, duke konfirmuar kështu publikisht romancën e tij.

Megjithatë, ish-banori ka zgjedhur të mos e zbulojë plotësisht identitetin e partneres, pasi në njërën prej fotografive ia ka mbuluar fytyrën me një emoji.

Publikimin e ka shoqëruar vetëm me mbishkrimin “OK!!”, ndërsa në sfond ka zgjedhur këngën “L O V E” të Michael Bublé.

Mes komenteve të shumta që ka marrë postimi, vëmendjen e ka tërhequr edhe reagimi i Sara Gjordenit, ish-banores së “Big Brother VIP Albania 3”.

Sara nuk e ka lënë pa komentuar zgjedhjen e Fationit për t’ia mbuluar fytyrën partneres, duke i drejtuar një batutë me humor.

“Më fal, po ta kesh partneren aq të bukur dhe t’i vendosësh emoji, ti qofsh 😜”, ka shkruar ajo në koment.

Përmes kësaj batute, Sara ka lënë të kuptohet se e njeh vajzën në fotografi dhe e ka ngacmuar Fationin për vendimin që të mos ia tregojë fytyrën publikut.

Ndërkohë, Fationi nuk ka dhënë detaje të tjera për partneren apo kohën kur ka nisur lidhja e tyre.

Edhe pse ka zgjedhur ta ndajë publikisht këtë moment nga jeta sentimentale, duket se ish-konkurrenti preferon të ruajë ende një pjesë të privatësisë së marrëdhënies së tij.

Të Ngjashme