Lajme

Fëmija gjendet pa shenja jete në Treboviq të Pejës, policia nis hetimet

Një fëmijë është gjetur pa shenja jete të martën në fshatin Treboviq të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka bërë të ditur për tëvë1.info se rasti është raportuar rreth orës 09:30, pasi Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë ka njoftuar Policinë se në spital ishte pranuar një fëmijë pa shenja jete.

Pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes në Treboviq, si dhe në Spitalin Rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave të rastit.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i fëmijës u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.

Rrethanat e vdekjes mbeten nën hetim.

“Më datën 29.09.2026, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit rajonal në Pejë se është pranuar një fëmijë pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në përgjigjen e tij./teve1.info/

Të Ngjashme