Një qytetar nga Ferizaji ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare duke dorëzuar në polici një portofol të gjetur me dokumente personale dhe para.
Sipas Policisë, të enjten rreth orës 18:00, F. Abazi (34 vjeç) nga Ferizaji ka gjetur një portofol në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj, brenda të cilit ndodheshin dokumente personale dhe 160 euro.
Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.
Më vonë, në stacionin policor është paraqitur E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte raportuar humbjen e portofolit.
Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, atij i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e falënderon publikisht qytetarin F.Abazi për veprimin e tij shembullor dhe human. Ky gjest dëshmon përgjegjësi të lartë qytetare dhe kontribuon në forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe komunitetit”, theksohet në fund të njoftimit.
